........

mercoledì 19 novembre 2014

Ndre Mjeda
















NDRE MJEDA

U çel kafazi i Bjeshkëve, bylbyli i varfër fluturoi mbi
   pyje,  mbi orgaja,
duke nderur krahët mbi fishkëllima murrlanesh,
mbi këmbanoret gjigante,
me melin e fjalëve të rralla shqipe në sqep,
dhe ndali në  Spanjën e largët,
në një kolegj letrar neolatinësh, në Valencia.

Me të tjera gjindje u përzie,
me të tjera gjuhë.

Tërthorë i ra Europës, deri
në Poloninë katolike e të ftohtë
dhe nëpër biblioteka hijerënda
rrëmoi në lashtësinë e gjuhës së vet,
fisnikërinë edhe kodet.

Po në atdhe, 
“tek fillojnë kufijtë e gege”
 e prisnin Trina,  Zoga
e Lokja nanë.

Rigjeti fëmijërinë e trishtuar
mes një paqeje e varfërie tronditëse
dhe Andrën e jetës së tyre
e shkoi në filigranë.

Hapi me sqep guackat e miteve dhe u vuri veshin
                                                            kohërave.

Lissus.
Scodra.
Lirija.

Atëherë pamë të tringëllinë në ajër
tingëllimat e Arbërit përjetë;
“dhe nën borë të shpërthejnë lulet
porsi fëmijë që zbulohen në djep”.